TIA, niveli i ulët i transparencës së financave të partive politike

0

Transparency International Albania (TIA) publikoi apelin e transparencës në financimin e partive politike në Shqipëri.

Sipas rezultateve të raportit Kontabiliteti i Brenshëm i partive vlersohet mirë, ndërsa me nivel mesatar vlersohet raportimi i tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu në raport thuhet se në Shqipëri është reflektuar një kuadër ligjor i mirë, por zbatueshmëria e tij mbetet ende jo e mirë si dhe ekziston një disnivel mes cilësisë së ligjit dhe rezultatit të tij.

Megjithëse mbikëqyrja shtetërore është në nivel të lartë, shoqëria civile mund të konsiderohet më indiferente me një nivel qasjeje të ulët.

Raporti i cili vlerëson 10 dimensione të çështjes së financimit të partive politike bazohet tek projekti “CRINIS”, i cili është realizuar në pesë vende të Ballkanit si në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Kroaci.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here