Themelohet “Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë”

0

Për herë të parë në Shqipëri është themeluar “Parlamenti i Nxënësve”, i cili do të shërbejë si një forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe eksperiencës së tyre shkollore.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, zëvendësministrja për Rininë, Lorena Haxhiu, përfaqësues të institucioneve të arsimit parauniversitar, nxënës e prindër të ftuar, mësues koordinatorë, mësues ndihmës dhe drejtues shkollash.

Duke iu drejtuar parlamentarëve të zgjedhur, Ministrja Shahini u shpreh se MASR është ministria e të rinjve dhe fëmijëve, prandaj edhe vendimet duhet të merren duke i dëgjuar fëmijët dhe të rinjtë.

L.K

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here