Përfaqësuesit e serbëve të veriut janë takuar sot në Zveçan ku kanë vendosur që më 6 qershor të themelojnë të ashtuquajturin kuvend të krahinës autonome të Kosovës e Metohisë. Trupi koordinues I ketyre përfaqësuesve me shumicë votash ka marrë vendimin për themelimin e ketij kuvendi. Momçilo Gvozdiq, Kryetari i komunës së Zveçanit ka bërë të
Përfaqësuesit e serbëve të veriut janë takuar sot në Zveçan ku kanë vendosur që më 6 qershor të themelojnë të ashtuquajturin kuvend të krahinës autonome të Kosovës e Metohisë.
Trupi koordinues I ketyre përfaqësuesve me shumicë votash ka marrë vendimin për themelimin e ketij kuvendi.
Momçilo Gvozdiq, Kryetari i komunës së Zveçanit ka bërë të ditur se në takim nuk kanë qenë kryetarët e katër komunave në veri dhe as shefi i qarkut pasi qw kishin shkuar në Beograd për t’u takuar me Aleksandar Vuçiqin.
Formimi I këtij kuvendi u paralajmërua që në fillim të javës kur Marjan Shariq, kryetar paralel i Rahovecit, në emër të qytetarëve serbë u ankua se serbët nuk i ka pyetur kush për marrëveshjen. Ai deklaroi se serbët e veriut nuk kanë besim në institucionet kosovare apo në Qeverinë e Serbisë, kur bëhet fjalë për marrëveshjen.
Ai më tej pati bërë të ditur për mediat se “nuk ka rrugëdalje tjetër, pos që edhe serbët e veriut të kenë kuvendin e tyre në të cilin do të mund të marrim vendime, të aprovojnë ligjet dhe të jetojnë si njerëz”.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *