Thellohet kriza ekonomike në vend

Thellohet kriza ekonomike në vend

Kriza ekonomike statistikisht tashmë mund të thuhet se ka prekur edhe Shqipërinë. Efektet kryesore janë ndjerë në biznesin vendas i cili konfirmon rënie të vazhdueshme në importin e mallrave si pasoje e rënies së konsumit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për muajin Gusht, importi dhe eksporti i mallrave ka pësuar një rënie të konsiderueshme,

Kriza ekonomike statistikisht tashmë mund të thuhet se ka prekur edhe Shqipërinë. Efektet kryesore janë ndjerë në biznesin vendas i cili konfirmon rënie të vazhdueshme në importin e mallrave si pasoje e rënies së konsumit.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për muajin Gusht, importi dhe eksporti i mallrave ka pësuar një rënie të konsiderueshme, duke e çuar deficitin tregtarë në një shifër prej 24.1 miliardë lekë, pra me një shifër të papërfillshme rritje 0.03 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë që partnerët kryesorë tregtarë për Shqipërinë vazhdojnë të mbeten vendet e BE-së, si Greqia dhe Italia. Përkatësisht tregtia me vëndin fqinj, Greqinë është 7.8%, ndërsa ajo me Italinë përllogaritet të jetë 30.4%.

/Elona Tereziu/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar