Thatësira, ulet niveli i ujërave në Fierzë

0

Niveli i ujërave në Liqenin e Fierzës është duke rënë si rrjedhojë e temperaturave te larta të kësaj periudhe të vitit.

Specialistët thonë që nje gjë e tillë eshtë e pritshme dhe se për momentin sasia e ujit mjafton për të prodhuar energji elektrike në masë të konsiderueshme. Por gjendja mund të përkeqësohet ne rat të vonesës së shirave dhe shtyrjes së thatësirës në kohë.

Mëngjesin e sotëm prurjet në këte liqen kanë qenë në masën 70 metër kub/sekondë që tregon edhe uljen e nivelit të ujit në lumenjtë Drin i Zi dhe Drin i Bardhë.

Niveli aktual i ujit në liqenin e Fierzës është 288,80 m mbi nivelin e detit nga 296 metra që është niveli maksimal i mundshëm.

/Romina Qama/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here