Thaçi, uron Ramën: Qeveria e re të ruajë dhe garantojë unitetin kombëtar

Thaçi, uron Ramën: Qeveria e re të ruajë dhe garantojë unitetin kombëtar

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaҫi, uron liderin e Partisë Socialiste për fitoren, në zgjedhjet e 23 qershorit. Ai thekson se Shqipëria në këto zgjedhje “tregoi pjekuri politike dhe kulturë të lartë demokratike.” “Fitorja e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane, pastaj qetësia, transparenca dhe pranimi i rezultat zgjedhor nga partitë politike shqiptare , janë tregues të

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaҫi, uron liderin e Partisë Socialiste për fitoren, në zgjedhjet e 23 qershorit. Ai thekson se Shqipëria në këto zgjedhje “tregoi pjekuri politike dhe kulturë të lartë demokratike.”

“Fitorja e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane, pastaj qetësia, transparenca dhe pranimi i rezultat zgjedhor nga partitë politike shqiptare , janë tregues të përcaktimit të Shqipërisë për vlera dhe integrime evroatlantike”, thotë Thaçi.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e “përkushtuar që edhe më tutje ta thelloje bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Shqipërisë, në rrugën e përbashkët evropiane, si dy shtete të pavarura”, thuhet në urimin e Thaçit, dërguar liderit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar