Thaci takim me parlamentarët britanike

Thaci takim me parlamentarët britanike

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Londër, ku ka takuar anëtarët e Grupit Gjithëpartiak në Parlamentin Britanik për Kosovën. Kryeministri Thaçi i ka njoftuar parlamentaret angleze për zhvillimet mbi zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e nënshkruar në mes Kosovës dhe Serbisë më 19 prill. “Republika e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Londër, ku ka takuar anëtarët e Grupit Gjithëpartiak në Parlamentin Britanik për Kosovën. Kryeministri Thaçi i ka njoftuar parlamentaret angleze për zhvillimet mbi zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e nënshkruar në mes Kosovës dhe Serbisë më 19 prill.

“Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar për implementimin e të gjitha kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit dhe në këtë kuadër përkushtimi institucional për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është në funksion të perspektivës evropiane të rajonit”, është shprehur Thaçi.

Ndërsa parlamentarët kanë vlerësuar  progresin e arritur të Kosovës, pasi ajo tani është pjesë e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Parlamentarët e siguruan kryeministrin Hashim Thaçi se Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë një partner i fuqishëm për Kosovën edhe në të ardhmen, duke e ndihmuar që të jetë një shtet i përkushtuar për qytetarët e saj.

 

 

     / Elta  Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar