Thaçi shkon larg: Stadiumi “Adem Jashari” si “Uembli”!

0

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, duket se e ka ekzagjeruar pak në çelje të fushatës zgjedhore në Mitrovicë. Premtimet e politikanëve në fushatat zgjedhore janë me bollëk, por z. Thaçi ka shkuar shumë larg në shpalosjen e programit të kandidatit të tij në Mitrovicë për zgjedhjet lokale.

Gjatë çeljes së fushatës në qytetin verior ai tha se nëse Avni Kastrati fiton edhe një tjetër mandat 4-vjeçar, stadiumi “Adem Jashari” do të bëhet si stadiumi mitik i Londrës, “Uembli”. Ky premtim ngjan me ato të qeverisë së Tiranës për stadiumin e ri kombëtar por që ende është një ëndërr.

A do ta mbajë fjalën Thaçi? Të presim e të shohim.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here