Thaçi: Pas një shekulli konflikt, marrëveshja me Serbinë historike

Thaçi: Pas një shekulli konflikt, marrëveshja me Serbinë historike

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi  deklaroi sot pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu, se një prej sukseseve më të fundit është marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo pas 100 vitesh konflikti. “Natyrisht se një prej sukseseve të periudhës së fundit, besoj që është edhe shpresë për të

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi  deklaroi sot pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu, se një prej sukseseve më të fundit është marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo pas 100 vitesh konflikti.

“Natyrisht se një prej sukseseve të periudhës së fundit, besoj që është edhe shpresë për të ardhmen e sigurt jo vetëm të Kosovës, por edhe të Serbisë dhe gjithë rajonit, është marrëveshja e arritur në Bruksel në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo pas 100 vitesh të konfliktit, e arritur për herë të parë në mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh kryeministri  Thaçi  .

Ai e informoi  z. Ihsanoglu edhe për njohjet e reja të Kosovës, si dhe ato që pritet të vijnë gjatë muajit maj.

Thaçi tha se periudhat kohore të zbatimit të marrëveshjes janë të qarta dhe se Kosova e ka aprovuar dokumentin e prezantuar nga kabineti i baroneshës Ketrin Eshton, ndërkaq që tani pritet vetëm implementimi në terren i kësaj marrëveshje.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu, tha se kjo organizatë ka qenë gjithmonë në përkrahje të pavarësisë së Kosovës dhe se pothuajse një e treta e shteteve që e kanë njohur Kosovën janë anëtarë të saj.

Ihsanoglu shprehu gadishmërinë e  OBI-t në ndihmën që do t’i japë Kosovës, në mënyrë që ajo të njihet nga sa më shumë shtete.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar