Teuta Rugova më e votuar se disa “koka”

Teuta Rugova, vajza e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova është votuar më shumë se disa drejtues partish dhe më shumë se votat e mbledhura bashkë të mjaft burrave “të fortë”, shkruan Koha.net. Në bazë të rezultateve paraprake Rugova ka marrë 28 mijë e 363 vota,. Ajo renditet e treta në LDK. Më shumë vota se

Teuta Rugova, vajza e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova është votuar më shumë se disa drejtues partish dhe më shumë se votat e mbledhura bashkë të mjaft burrave “të fortë”, shkruan Koha.net.

Në bazë të rezultateve paraprake Rugova ka marrë 28 mijë e 363 vota,.

Ajo renditet e treta në LDK. Më shumë vota se ajo në këtë parti kanë vetëm kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, e Vjosa Osmani. Ndërsa ajo ka vota gati sa të gjithë prurjet e tjera të marra së bashku të LDK-së. Madje edhe më tepër se votat e Sabri Hamitit, Eqrem Kryeziut e Skender Hysenit në total.

Numri i votave që ajo ka e rendit ate të tretën edhe mes deputetëve të PDK-së. Nëse ajo do të ishte anëtare e kësaj partie do t’ia kalonte vetëem Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Rugova ka gati sa votat e Hajredin Kuçit e Enver Hoxhajt bashkë.

Ndërsa në AAK dhe VV vetëm liderët Haradinaj e Kurti kanë aq vota sa Teuta Rugova.

Ajo numëron 7 mijë vota më shumë se kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe më shumë se dyfishin e votave të Behxhet Pacollit të AKR-së.

Ky është mandati i parë i Teuta Rugovës i fituar në garën e saj të parë për Kuvendin, ndërsa ka marrë besimin e qytetarëve në një masë të konsiderueshme.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar