Testohet me sukses avioni pa pilot

Testohet me sukses avioni pa pilot

Përdorimi i avionit me telekomandë pa qenë nevoja e pilotit në të është një risi e cila hap një kapitull të ri në fushën e teknologjisë së aviacionit. Së shpejti pritet që përdoruesit e avionëve të bëhen pjesë e kësaj pajisje, edhe pse duket paksa e pa besueshme dhe kërkon një guxim të madh që

Përdorimi i avionit me telekomandë pa qenë nevoja e pilotit në të është një risi e cila hap një kapitull të ri në fushën e teknologjisë së aviacionit. Së shpejti pritet që përdoruesit e avionëve të bëhen pjesë e kësaj pajisje, edhe pse duket paksa e pa besueshme dhe kërkon një guxim të madh që të bëhemi pjesë e këtij udhëtimi.

Në Britaninë e Madhe pak ditë më parë rezultoi me sukses testimi i fluturimit të një avioni 16-vendësh, i cili u komandua nga toka nëpërmjet një telekomande të teknologjisë së emërtuar “Flying testbed”.

“Ne  po përpiqemi të mendojnë për gjërat etike dhe ligjore që lidhen me këtë zhvillim pasi nuk duam të ketë një ndikimin social,” tha Dopping-Hepenstal, president i Astrae Consortium.

Avioni ka një  sistem të automatizuar vizual zbulimi, ai shmanget automatikisht larg nga formacionet e rrezikshme të motit, ndërsa antenat e saj të marr sinjale nga avioni aty pranë për të shmangur ato. Ky lloj avioni skanon terrenin për zonat potenciale ulje të sigurt në rast të emergjencave.

US AIR rregullatori FAA (Federal Aviation Agency) ka insistuar që pajisja të  integrohet në hapësirën ajrore civile deri në vitin 2015.

/Altin Tufa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar