Testohet guvernatori i BSH

Një ekip prej tre ekspertësh nga Fondi Monetar Ndërkomëtar dhe Banka Botërore zbarkoi dje në zyrat qëndrore të Bankës së Shqipërisë, nga ku u pritën nga guvernatori, Ardian Fullani. Ky i fundit, më herët kishte deklaruar se misioni vinte me ftesën e BSH dhe Ministrisë së Financave dhe se përgatitjet kishin nisur rreth një vit më

Një ekip prej tre ekspertësh nga Fondi Monetar Ndërkomëtar dhe Banka Botërore zbarkoi dje në zyrat qëndrore të Bankës së Shqipërisë, nga ku u pritën nga guvernatori, Ardian Fullani. Ky i fundit, më herët kishte deklaruar se misioni vinte me ftesën e BSH dhe Ministrisë së Financave dhe se përgatitjet kishin nisur rreth një vit më parë.

Thelbi i takimeve lidhet me gjendjen e borxhit, niveli i të cilit pritet të dalë jashtë kontrollit, duke parë të dhënat e 6-mujorit të parë.

Misioni ka ardhur me kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë të datës 26 shkurt 2013, me qëllim që të kryejnë përditësimin e Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP). Nëpërmjet vlerësimeve të FSAP-së, dy institucionet e rëndësishme ndërkombëtare ofrojnë një analizë të plotë mbi stabilitetin e sektorit financiar të një vendi dhe mbi nevojat që ai ka për t’u zhvilluar më tej.

Në periudhën tranzitore të qeverisë, duket se i vetmi person që ka marrë “fatet” e vendit, ose më i saktë i kanë mbetur, është Guvernatori, i cili duhet thënë se kohët e fundit po tregohet aktiv dhe largpamës.

Ndonëse vlerësohet se ky është një mision teknik paraprak, nga i cili nuk priten zhvillime të mëdha, ai ka tërhequr interes të lartë, për shkak se vizita e Fondit përkon me një situatë të vështirë për financat shqiptare.

Vlerësimi i fundit i FSAP-së për Shqipërinë është kryer në vitin 2005 dhe ky ushtrim i planifikuar do të realizojë një përditësim të vlerësimit të mëparshëm.

/Laugert Qosja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar