
Terror në shkollë, mësuesi i vë flakën vetes
Terror në një shkollë në Gjirokastër, ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një mësues i ka vënë vetes flakë dhe ka terrorizuar nxënësit. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në shkollën Industriale në Gjirokastër, rreth orës 08:00 ku sapo kishte filluar edhe mësimi.
Mësuesi 60 vjeçar Laze Harshova hodhi mbi veten e tij benzinë dhe më pas i vuri flakën. Kanë qenë kolegët e tij ata të cilët dhanë ndihmën e parë, por mësuesi është transportuar në spital sepse ka dëmtime në fytyrë.
Policia ka mbërritur në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, për të zbuluar shkaqet që çuan mësuesin që të merrte këtë vendim.
/Redjon Shtylla/
Për momentin nuk ka komente!
Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!