Tërmet në Indonezi , 22 viktima

Tërmet në Indonezi , 22 viktima

Tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter ka goditur  provincën Aceh të Indonezisë duke shkaktuar vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e mbi 200 të tjerëve. Lëkundjet e forta të së martës kanë shkatërruar  shumë shtëpi në perëndim të ishullit Sumatra ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nisur punën për shpëtimin e të mbijetuarve që kanë mbetur

Tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter ka goditur  provincën Aceh të Indonezisë duke shkaktuar vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e mbi 200 të tjerëve.

Lëkundjet e forta të së martës kanë shkatërruar  shumë shtëpi në perëndim të ishullit Sumatra ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nisur punën për shpëtimin e të mbijetuarve që kanë mbetur nën rrënoja.

Ushtarë dhe policë janë mobilizuar në operacionet e shpëtimit, por e kanë shumë  të vështirë të futen në zona të caktuara pasi rrugët janë të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut.

Zyrtarët thonë se tërmeti u ndje për 15 sekonda. Shumë njerëz kanë fjetur jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera.

Në virin 2004, një tërmet me magnitudë 9.1 ballë në Indonezi bëri që të lindte një tsunami që vrau rreth 230 mijë jetë njerëzish përeth Oqeanit Indian.

/Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar