Tërhiqën nga tregu barnat e importura nga Serbia

Tërhiqën nga tregu barnat e importura nga Serbia

Agjencia Kosovare për Produktet Mjekësore ka  tërhequr nga tregu të gjitha produktet mjekësore të importuara nga kompanitë serbe si “Hemofarm AD”, “FHI Zdravlje AD” dhe “Jugoromedia AD”. Ky vendim ka ardhur pasi INTERPOL, ka konfirmuar se asnjë nga këto produkte farmaceutike  nuk ka çertifikatë të rregullt. Një gjë e tillë u bë e ditur në

Agjencia Kosovare për Produktet Mjekësore ka  tërhequr nga tregu të gjitha produktet mjekësore të importuara nga kompanitë serbe si “Hemofarm AD”, “FHI Zdravlje AD” dhe “Jugoromedia AD”.

Ky vendim ka ardhur pasi INTERPOL, ka konfirmuar se asnjë nga këto produkte farmaceutike  nuk ka çertifikatë të rregullt. Një gjë e tillë u bë e ditur në konferencën e përbashkët të AKPM dhe Doganave të Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv i AKPM-së  Ilir Dushi, tha se me qëllim të garantimit të kualitetit të barnave të cilat i përdor popullata në Kosovë, AKPM, ka vendosur nga data 5 korrik 2013 inspektorin e saj në dy pika të caktuara doganore ku bëhet zhdoganimi i produkteve mjekësore: në “Inter-europa” dhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Këtë e kemi bërë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe fillimi i punës së inspektoratit në këto dy pika, ka nxjerr në pah edhe probleme të theksuara, të cilat do t’i eliminojmë, sepse nga kontrollimet e inspektorëve në këto dy pika, është parë se ka produkte që importohen, dokumentacioni i të cilave me rastin e importit nuk korrespondon me dokumentacionin që lëshohet nga AKPM-ja, si numrat serik, etj.”, tha Dushi.

Në këtë konferencë për media, u fol edhe për fletë-udhëzuesit e barnave, ku disa kompani, sipas kryeshefit ekzekutiv Ilir Dushi, që përbëjnë pakicën e produkteve që hyjnë në Kosovë, nuk i kanë këta udhëzues në gjuhët zyrtare të Kosovës

/Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar