Ter Stegen zëvëndësuesi i Valdes

0

Mark Andres Ter Stegen do të jetë zëvëndësuesi i gardianit të portës Katalanase, Victor Valdes verën e ardhshme.
Portieri i Borussia Munchengladbach nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin Gjerman, pasi dëshiron të transferohet në Spanjë verën e ardhshme.

Klubi Gjerman ka konfirmuar fjalët e drejtorit të klubit sportiv, Maks Eberl i cili ka deklaruar se portieri nuk do të rinovojë kontartën me Munchengladbach.kontarta e tij skadon në verën e vitit 2015, por klubi nuk do ta lërë të lirë portierin me parametra zero pas një viti.

Eberl ka pohuar se klubi Katalanas është shumë pranë sigurimit të marrjes së shërbimeve të portierit 21 vjeçar.

21-vjeçari e ka pohuar edhe vetë faktin se prej verës së ardhshme do të jetë në “Camp Now”: i detyrohem shumë këtij klubi.Ishte një vendim i vështirë, por tifozët do të më kuptojnë- tha Ter Stegen në një konferencë për mediat sportive.

/Klajdi Lleshi!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here