Tepelenë, asgjesohen mbi 11 mijë rrënjë kanabis sativa

Tepelenë- Mbi 11 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjesuar gjatë një operacioni antidroge të policisë së Tepelenës në zonën e Kurveleshit. Operacioni antidrogë ka filluar në mbrëmjen e ditës së martë, duke përfshirë punën e 100 efektivëve të policisë në tre zona të ndryshme të kanionëve. Në vendin e quajtur Backov u asgjesuan 500 rrënjë,

Tepelenë- Mbi 11 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjesuar gjatë një operacioni antidroge të policisë së Tepelenës në zonën e Kurveleshit.

Operacioni antidrogë ka filluar në mbrëmjen e ditës së martë, duke përfshirë punën e 100 efektivëve të policisë në tre zona të ndryshme të kanionëve.

Në vendin e quajtur Backov u asgjesuan 500 rrënjë, më pas 4 mijë rrënjë në një farishte dhe në Drimua u zbuluan 7330 rrënjë kanabis të kultivuara.

Operacionet antidrogë do të vazhdojnë edhe në zona të tjera, për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike.

Ndërkohë policia po vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/ Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar