Tenton të vjedhë makinën në Elbasan, kapet nga Pronari (VIDEO)

Rastet kur vjedhjet e makinave bëhen në mes të ditës nuk janë të pakta, por edhe ndërgjegjësimi qytetar për denoncimin dhe parandalimin e këtyre rasteve gjithashtu nuk ka munguar. Televizioni “A1 Report” posedon një video ekskluzive, teksa një grabitës automjetesh kapet me “presh në duar” në një nga lulishtet e qytetit të Elbasanit, teksa tentoi

Rastet kur vjedhjet e makinave bëhen në mes të ditës nuk janë të pakta, por edhe ndërgjegjësimi qytetar për denoncimin dhe parandalimin e këtyre rasteve gjithashtu nuk ka munguar.

Televizioni “A1 Report” posedon një video ekskluzive, teksa një grabitës automjetesh kapet me “presh në duar” në një nga lulishtet e qytetit të Elbasanit, teksa tentoi të grabiste një makinë.

Hysen Kaziu u pikas nga pronari i mjetit “Opel Astra”, teksa ishte duke u përpjekur të hapte derën me forcë.

A1 Report sjell pamjet e xhiruara nga një kamera amatore në momentin ku pronari i mjetit ndalon grabitësin, i cili sipas burimeve të policisë njihet si përdorues i lëndës narkotike.

Në ndihmë të pronarit të automjetit mbërrijnë edhe qytetarë të shumtë, të cilët e neutralizojnë dhe mbërthejnë grabitësin

Ndërkohë nuk vonon shumë dhe në vendngjarje mbërrijnë edhe efektivë të policisë.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar