Tensionohet situata në Përmet, ortodoksët marrin me forcë Pallatin e Kulturës

Tensionohet situata në Përmet, ortodoksët marrin me forcë Pallatin e Kulturës

Tensionohet situata në qytetin e Përmetit pas kalimit të Pallatit të Kulturës nën administratën e bashkisë. Ditën e sotme, me dhjetëra  besimtarë ortodoksë janë përleshur me policinë private e cila ka marrë përsipër kthimin e kësaj godine Bashkisë  së Permetit. Rreth  40 besimtarë  kanë hyrë me forcë në këtë objekt duke sulmuar rojet private të

Tensionohet situata në qytetin e Përmetit pas kalimit të Pallatit të Kulturës nën administratën e bashkisë.

Ditën e sotme, me dhjetëra  besimtarë ortodoksë janë përleshur me policinë private e cila ka marrë përsipër kthimin e kësaj godine Bashkisë  së Permetit.

Rreth  40 besimtarë  kanë hyrë me forcë në këtë objekt duke sulmuar rojet private të cilët ruanin godinën. Ata kanë thyer dritaret dhe kanë hyrë me forcë në godinë, nga ky sulm mbetën të plagosur edhe rojet.

Burime nga vendi i ngjarjes thonë se persona me veshje fetare, por edhe civilë, të organizuar nga Mitropolia e Gjirokastrës kanë hyrë me forcë në Pallatin e Kulturës, duke sulmuar me sende të forta rojet private. Ata kanë hyrë brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës dhe zhvilluan një meshë.

Tensioni për këtë çështje vijon të jetë i lartë, ndërkohë që ka ndërhyrë edhe vetë qeveria greke, e cila ka kërkuar reagimin e qeverisë shqiptare.

/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar