Tension tek Reali, Benzema acarohet me Pepen (VIDEO)

Tension tek Reali, Benzema acarohet me Pepen (VIDEO)

Realit të Madridit sikur të mos i mjaftonte vetëm “shuplaka” që mori në derbi kundër Atletikos, por i duhet të sheshojë edhe mosmarrëveshjet mes futbollistëve të vet. Pepe dhe Benzema nuk mundën dot të kontrollojnë nervat me njëri-tjetrin, megjithëse luanin para mijëra tifozëve të pranishëm në stadium dhe miliona të tjerëve që i ndiqnin nga

Realit të Madridit sikur të mos i mjaftonte vetëm “shuplaka” që mori në derbi kundër Atletikos, por i duhet të sheshojë edhe mosmarrëveshjet mes futbollistëve të vet.

Pepe dhe Benzema nuk mundën dot të kontrollojnë nervat me njëri-tjetrin, megjithëse luanin para mijëra tifozëve të pranishëm në stadium dhe miliona të tjerëve që i ndiqnin nga ekranet e televizioneve.

Shkak i debatit ka qenë një mosmarrëveshje në zonën e kundërshtarit. Ndërkohë, siç shihet në video, për të qetësuar situatën ka ndërhyrë menjëherë kapiteni Serxhio Ramos.

Tensionet brenda klubit madrilen dolën në sipërfaqe që pas largimit të turko-gjermanit Mesut Ozil dhe ardhjes së uellsianit Gareth Bejl, ku një pjesë e lojtarëve ishin kundër.

Derbi mes Realit dhe Atletikos përfundoi me fitoren e “miqve” me rezultatin e ngushtë 1-0. Atletiko udhëheq kampionatin së bashku me Barcelonën me nga 21 pikë, ndërkohë që Reali i ndjek nga pas me 16 pikë.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar