Tenderi për linjën e interkoneksionit Shqipëri-Kosovë

Sot në Frankfurt të Gjermanisë po  zhvillohet tenderi për ndërtimin e linjës së interkoneksionit 400 kv, Shqipëri-Kosovë. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se paraprakisht do të dorëzohen ofertat zyrtare nga kompanitë e interesuara për ndërtimin e kësaj linje. Deri tani mësohet se  janë 14 kompani të huaja që do të marrin pjesë në

Sot në Frankfurt të Gjermanisë po  zhvillohet tenderi për ndërtimin e linjës së interkoneksionit 400 kv, Shqipëri-Kosovë.

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se paraprakisht do të dorëzohen ofertat zyrtare nga kompanitë e interesuara për ndërtimin e kësaj linje. Deri tani mësohet se  janë 14 kompani të huaja që do të marrin pjesë në tender dhe  fituesi do të shpallet pas 1 muaji, kohë kur komisioni vlerësues do të ketë përfunduar shqyrtimin e ofertave përkatëse.

Të dyja vendet do të mund të shkëmbejnë sasi të mëdha energjie, me çmime më të ulëta. Shqipëria arrin të depozitojë në Kosovë vetëm 3 milionë kë/h në ditë, duke shfrytëzuar kapacitetet e transmetimit në maksimumdhe pjesën tjetër, KESH detyrohet ta shesë në treg me çmim të lirë.
Tenderi i parë për ndërtimin e kësaj linje u zhvillua gjatë muajit mars të vitit 2011, kur kompania kroate “Dalekovod” që u shpall fituese me 75 milionë euro. Qeveria nuk njohu procedurat e këtij tenderi dhe e anuloi atë me pretendimin se, kompania fituese kishte prezantuar një çmim 24% më të lartë se kompania që ishte renditur e dyta.

I gjithë projekti i interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë kushton rreth 75 milionë euro, ku kostot do të paguhen nga dy shtetet në varësi të gjatësisë së linjave. Ky do të jetë tenderi i dytë që zhvillohet për ndërtimin e kësaj linje, e cila pritet të ulë ndjeshëm varësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës nga linjat serbe të transmetimit.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar