Tenderi, 20 milionë euro për TVSh-në, fituese firma gjermane

Tenderi, 20 milionë euro për TVSh-në, fituese firma gjermane

“Gazeta Panorama” ka arritur të publikojë fituesin e tenderit prej 20 milionë euro për dixhitalizimin e Televizionit Publik Shqiptar, që është firma gjermane “Rohde & Schwarz”. Kjo kopje e  procesverbalit të komisionit të tenderit e siguruar nga gazeta “Panorama”,  është firmosur nga 6 antarët dhe kryetari i komisionit,  ku jepej renditja dhe shpallej fituese firma

“Gazeta Panorama” ka arritur të publikojë fituesin e tenderit prej 20 milionë euro për dixhitalizimin e Televizionit Publik Shqiptar, që është firma gjermane “Rohde & Schwarz”.

Kjo kopje e  procesverbalit të komisionit të tenderit e siguruar nga gazeta “Panorama”,  është firmosur nga 6 antarët dhe kryetari i komisionit,  ku jepej renditja dhe shpallej fituese firma gjermane “Rohde & Schwarz”

Sipas renditjes së firmave që ishin në konkurim për fitimin e tenderit,  firma “Rohde & Schwarz” rënditej e para me 88 pikë,  në vend të dytë ishte firma “Ericcson AB”, me 79.5 pikë dhe në vend të tretë konsorciumi “NEC Eastern europe Ltd dhe Metalcom Inc”, me 77.5 pikë.

Burime nga Ministria e Inovacionit e cila ka bërë edhe tenderin e dixhitalizimit të TVSH-së janë shprehur se firma gjermane që në ditët e para ku u hap konkursi i tenderit, ka qenë e para që kishte paraqitur dokumentin e financimit nga banka “Deustche Bank” dhe nga agjencia e kredisë “Euler-Hermes”. Ky tender vazhdon të jetë i pambyllur zyrtarisht.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar