Tendenca e fundit, dekori i dhëmbëve

0

Dukurina që konsiderohet  si çmenduria e fundit e të famshmëve , ka nisur pikërisht me ikonën e pop-it Madonna, qe në një event është fotografuar me një buzëqeshje 24 karat.

Arti i dekorimit të dhëmbëve që përkufizohet si  “Grillz mania”, merr frymëzim nga disa tradita afrikane për të zbukuruar buzëqeshjen. Pas diamanteve te ngjitur pas dhëmbëve kanine apo inciziv,vjen diçka e cila mund të jetë edhe më në trend, sepse dekori mund të mbulojë të gjithë dhëmbët.

Fal teknologjive të reja dizenjatorët  dhe dentistët  mund të shfrenojnë fantazinë me krijimet e tyre në mijëra mënyra te ndryshme. Mund të bëni çdo gjë, lule të ndryshme, kafshe, simbole, shkronja, dekoracione gjeometrike te cilat mund te riprodhohen në materiale te ndryshme.

Në kryë të preferencave  janë dekorimet shume të çmuara, që ndriçojnë buzëqeshjen e atyre të cilët kërkojnë te bëjnë diçka ndryshe.

Nëse nuk dëshironi ta ekzagjeroni, mund të synoni për të mbuluar vetëm një dhëmb. Ju bën më të bukur?

Kjo është subjektive, por mode nuk do te thotë domosdoshmërish bukuri.

/Jonida Halili

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here