Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Televizori prish ekuilibrin e fëmijëve

Televizori prish ekuilibrin e fëmijëve

0 Komentet 🕔10.04.2013 - 13:34

Televizori mund të themi se dëmton të gjithë ekuilibrat në trupin e fëmijës, aftësinë gjuhësore, fjalorin, komunikimin e tyre me ambientin, aftësitë motorike.

Shikimi i televizorit për një kohë të gjatë nga ana e fëmijës shkakton efekte negative në zhvillimin e tij psikologjik, mendor dhe fizik. Ashtu siç është i rëndësishëm zhvillimi i fëmijës deri në moshën 2 vjeç po aq i rëndësishëm është dhe zhvillimi i trurit të tij. Fëmijët kanë nevojë për një komunikim aktiv me fëmijët e tjerë, për lojëra interaktive për një zhvillim të shëndetshëm të trurit.

Gjatë muajve të parë të jetës, truri i fëmijës zhvillohet shumë shpejt, në fund të vitit të parë truri është zhvilluar tri herë më shumë në krahasim me  gjendjen kur ka lindur.

Nxitësit ndaj të cilëve ekspozohet fëmija gjatë kësaj periudhe ndikojnë pozitivisht ose negativisht në varësi të efektit të tyre.

Shumë prindër mendojnë se shikimi i televizorit nga fëmija që në moshë të vogël ndikon pozitivisht në zhvillimin e tij mendor. Por në të kundërt të këtij mendimi specialistët pohojnë se shikimi i televizorit shkakton çrregullime të tjera si çrregullime të ushqyerjes,  mbipeshë, sëmundje të zemrës, agresivitet, pagjumësi dhe vonesë në të folur.

Nisur nga ky fakt familjet duhet të flasin shpesh me fëmijët, të komunikojnë direkt me to, të vishen me rroba shumëngjyrëshe për të ngjallur interesin e fëmijëve dhe rritjen e përqendrimit të tyre. T’i marrin fëmijët në krahë dhe t’i puthin shpesh. Mos t’i lënë fëmijët me orë të tëra para televizorit vetëm me mendimin se kështu nuk bëjnë zhurmë. Për një zhvillim më të shëndetshëm emocional dhe social sugjerohet rritja dhe edukimi i fëmijëve me metodat tradicionale dhe në një mënyrë sa më të hapur.

Mbajeni larg fëmijën nga filmat e dhunshëm

Studimet e realizuara kanë treguar se tek fëmijët të cilët shohin filmat vizatimore me përmbajtje dhune dhe frike, zhvillohen probleme si shikimi i ëndrrave të frikshme, probleme të gjumit, frikë nga qëndrimi vetëm. Prandaj nëse do të shihni televizor të zgjidhen programe të përshtatshme me veçoritë individuale të fëmijës dhe nëse është e mundur prindërit të shohin bashkë me ta.
Prindërit këshillohen të mos i lënë fëmijët më shumë se 1-2 orë  në ditë para televizorit apo lojërave të kompjuterit  dhe kjo këshillë të vlerësohet edhe nga dadot. Studimet tregojnë se fëmijët të cilët shohin shumë televizor kanë më shumë bark, një nivel më të lartë trigliceridesh në gjak dhe rrezikohen më shumë nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Në të njëjtën kohë të mos harrojmë se kjo situatë ndikon negativisht në performancën e fëmijës në shkollë. /Start/A. Kokiçi/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Shiu!
9°/2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 18, 2018
Pjesërisht vranët
10°/-2°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on December 19, 2018
Clear
11°/-1°
Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be Overcast at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Overcast
-2°/-4°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 18, 2018
Pjesërisht vranët
0°/-9°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on December 19, 2018
Clear
1°/-7°
Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be Bore! Showers at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Bore! Showers
0°/-6°
It is forcast to be Bore! Showers at 7:00 PM CET on December 18, 2018
Bore! Showers
-3°/-8°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 19, 2018
Pjesërisht vranët
0°/-10°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr

Warning: mt_rand(): max(-1) is smaller than min(0) in /var/www/clients/client2/web29/web/wp-content/plugins/wunderground/wunderground.php on line 214