Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Telashet për Kaçen nuk kanë të sosur

Telashet për Kaçen nuk kanë të sosur

0 Komentet 🕔24.09.2013 - 08:22

Mesfushori i kombëtares sonë dhe gjithashtu i skuadrës greke Paok, ka përfunduar dje në rajonin e policisë, pasi po ngiste një makinë që nuk ishte e pajisur me targa.

Kjo ngjarje ka ndodhur dje pasdite kur futbollisti i kombëtares kuqezi po ngiste një makinë pa targa nëpër rrugët e Selanikut bashkë me mikun e tij shqiptar. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, makina ishte pa targa për arsye se figuronte me gjoba të shumta dhe policia vetë ia kishte hequr njërën prej tyre pak ditë më parë, me qëllim që ta detyronte pronarin e makinës të shkonte t’i paguante.

Kaçe është i pezulluar nga klubi grek pasi pak javë më parë publikoi një foto me fanellën e UÇK-së, çka solli një reagim të ashpër në Greqi. 19- vjeçari Kaçe është pezulluar pa afat dhe pritet që në janar të largohet nga klubi.

Mësohet se mesfushori ka qëndruar vetëm pak minuta në komisariat, pasi ai i kishte të gjitha dokumentet e nevojshme për ngarjen e automjetit.

/Xhevahir Qardaku/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr