Tekstet shkollore këtë vit me më pak ngarkesë

Tekstet shkollore këtë vit me më pak ngarkesë

Shkollat e mesme kanë votuar tituj të rinj të librave që do të përfshihen për herë këtë vit në programet mësimore. Tekstet e tanishme kanë rezultuar me shumë gabime, si drejtshkrimore ashtu dhe përmbajtjesore. Përmes procesit të fshehtë të votimit mësuesit e shkollave të mesme kanë votuar një listë tekstesh me tituj të rinj, pasi

Shkollat e mesme kanë votuar tituj të rinj të librave që do të përfshihen për herë këtë vit në programet mësimore. Tekstet e tanishme kanë rezultuar me shumë gabime, si drejtshkrimore ashtu dhe përmbajtjesore.

Përmes procesit të fshehtë të votimit mësuesit e shkollave të mesme kanë votuar një listë tekstesh me tituj të rinj, pasi këto të fundit kanë edhe më pak ngarkesë për programin mësimor.

Nëpërmjet këtij procesi janë përfshirë jo vetëm tekste të reja por edhe një pjesë nga tekstet e vitit të kaluar. Një nga mësuesit në një prej shkollave te kryeqytetit, pjesë përbërëse e komisionit të votimit, është shprehur se pjesa më e madhe e teksteve të programit mësimor të vitit të kaluar nuk do të përdoren këtë vit.

Ajo theksoi se vitin e kaluar i kemi shfletuar të gjithë librat në procesin mësimore dhe kemi vënë re gabime drejtshkrimore dhe shumë ngarkesë, si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit. Procesi i votimit është bërë në mënyrë të fshehtë, pasi nuk lejon shkëmbimin e ideve të një mësuesi tjetër për një libër të caktuar.

Sivjet një tjetër shtëpi botuese private është fituese, e cila ka ofruar tekste më me pak ngarkesë. Tekstet që u vlerësuan më me shumë vota janë shpallur automatikisht fitues, duke u bërë pjesë e programit për vitin e ardhshëm shkollor.

/Erta Troci/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar