Tejkalohen pikat e marrëveshjes, Serbia më shumë kompetenca

Tejkalohen pikat e marrëveshjes, Serbia më shumë kompetenca

  Qeveria e Kosovës, në Planin e Zbatimit e ka tejkaluar  pikën e 10 dhe të 11 të Marrëveshjes me Serbinë ku parashihet themelimi i divizionit të Gjykatës së Apelit. Gjithashtu Serbisë i lejohet të të themelojë  edhe Gjykaten Themelore dhe Zyrën e Prokurorisë së Shtetit në komunat me shumicë serbe. Me ligjet aktuale ekzistojnë vetëm

 

Qeveria e Kosovës, në Planin e Zbatimit e ka tejkaluar  pikën e 10 dhe të 11 të Marrëveshjes me Serbinë ku parashihet themelimi i divizionit të Gjykatës së Apelit.

Gjithashtu Serbisë i lejohet të të themelojë  edhe Gjykaten Themelore dhe Zyrën e Prokurorisë së Shtetit në komunat me shumicë serbe.

Me ligjet aktuale ekzistojnë vetëm shtatë gjykata themelore, ndërsa mund të ketë degë nëpër komuna të reja. Por, me planin e zbatimit të marrëveshjes u jepet mundësi komunave me shumicë serbe të formojnë edhe gjykata të reja themelore. Për këtë pikë pritet të ndryshohen ligjet, meqë në aktualisht janë të parapara vetëm shtatë Gjykata Themelore.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri është shprehur se nuk është tejkaluar marrëveshja e Brukselit. “Pala serbe ka pasur një listë të gjatë dëshirash dhe nuk ka dashur të njoh këtë Brukselit,angazhim serioz të shtetit të Kosovës për të përmbushur Pakon e Ahtisaarit”, ka thënë Tahiri teksa ka sqaruar Planin e Zbatimit.

“Po flasim për funksionalizimin e strukturës gjyqësore ku ata e kanë refuzuar dhe tash duhet ta pranojnë”, ka thënë ajo.

Zëvendëskryeministrja Tahiri thotë se asgjë në Planin e Zbatimit nuk është paraparë të bëhet e që nuk është në ligjet e Kosovës.”Do të veprohet krejtësisht në bazë të ligjeve të Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndërkaq që  Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se Plani i Zbatimit bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, të cilat nuk lejojnë themelimin e gjykatave të reja themelore.

“Në Planin e Zbatimit thuhet se grupet punuese do të zhvillojnë plane për integrim dhe për krijimin e çfarëdo strukture të re siç kërkohet nga marrëveshja, duke përfshirë ndër të tjera dhe gjykatat themelore dhe zyrat e prokurorisë së shtetit në komuna me shumicë Serbe.”, ka thënë Musliu.

Ai e ka cilësuar si të papranueshme tejkalimin e pikave të marrëveshjes pasi sipas tij me këtë rast shihet qartë se fjalia shprehimisht përcakton se mund të kriijohen gjykata dhe prokurori themelore, ndërsa përveç degëve në atë pjesë të Kosovës nuk mund të krijohet asgjë sepse bie në kundërshtim me Kushtetutën.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar