Teatri i Beogradit dhe ai i Tiranës së shpejti me bashkëpunime

Teatrit Kombëtar i Operas dhe Baletit pritet që shumë shpejt të konkretizojë një bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Beogradit, Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Beogradit, Dejan Saviç, në një prononcim për mediat serbe ka pranuar këtë nismë, e cila , sipas tij do të krijojë mundësinë që për herë të parë në historinë

Teatrit Kombëtar i Operas dhe Baletit pritet që shumë shpejt të konkretizojë një bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Beogradit,

Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Beogradit, Dejan Saviç, në një prononcim për mediat serbe ka pranuar këtë nismë, e cila , sipas tij do të krijojë mundësinë që për herë të parë në historinë e marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve të institucionalizojë propozime pozitive dhe vendosjen e marrëdhënieve në nivel më të lartë midis ansambleve respektive të teatrove.

Teatri Kombëtar në Beograd ka vendosur një herë bashkëpunimin me Teatrin Kombëtare të Dramës në Shqipëri, por në Tiranë, Teatri i Dramës është i ndarë nga ai i Operës dhe Baletit, kështu bashkëpunimi mes dy teatrove do të jetë në idenë e bashkëpunimit muzikor – koreografik dhe aktiviteteve skenike.

Me ftesë të Saviçit, drejtori i TOB-it, Ilir Kerni do të jetë mysafir i Teatrit Kombëtar të Beogradit gjatë këtij muaji, kohë gjatë së cilës ai do të njihet me veprat përfaqësuese të repertorit te operës dhe baletit të Teatrit Kombëtar. Kjo do ti shërbejë njohjes dypalëshe në drejtim të politikave të repertorit, kapaciteteve teknike dhe marrëdhënieve kulturore publike, arritjet e tyre, etj.

Në qendër të bisedimeve do të jetë edhe propozimi për një protokoll të përbashkët bashkëpunimi. Gazeta “Blic”, në lajmin e saj thekson se “Ilir Kerni është balerin i njohur me një karrierë evropiane, nga të cilat një pjesë e kaloi si solist i parë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Zagreb”.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar