Të shtëna me armë zjarri në Kukës

0

Sipas informacioneve të marra para pak minutave raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës. Bëhet e ditur se një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Kalis të Kukësit. Sipas informacioneve të marra mendohet që vrasja të ketë ndodhur gjatë një varrimi, për motive të cilat nuk dihen.

Sipas informacioneve të deritanishme i plagosuri është me mbiemër Lita.

Mësohet se personi i plagosur është dërguar drejt spitalit të Kukësit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur krimin e ndodhur.

Arbër Tushe

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here