Të rinjtë romë thirrje Bashkisë

Të rinjtë romë thirrje Bashkisë

Çështja e strehimit të romëve vazhdon të mbetet akoma pa zgjidhur. Dhjetra të rinj romë dhe egjiptianë i janë ridrejtuar edhe një herë tjetër Bashkisë së Tiranës për strehimin e 37 familjeve të dëbuara nga vendbanimet e tyre pranë pallatit me Shigjeta. Këto të rinj i kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse që të marrin masat

Çështja e strehimit të romëve vazhdon të mbetet akoma pa zgjidhur.

Dhjetra të rinj romë dhe egjiptianë i janë ridrejtuar edhe një herë tjetër Bashkisë së Tiranës për strehimin e 37 familjeve të dëbuara nga vendbanimet e tyre pranë pallatit me Shigjeta.

Këto të rinj i kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse që të marrin masat e nevojshme, sepse familjet rome po flejnë çdo ditë  rrugëve dhe trotuarve të kryeqytetit pa asnjë zgjidhje. Ndërsa idenë për t’u vendosur në ish-repartin ushtarak në Sharrë ato e kanë kundërshtuar edhe një herë për shkak të kushteve të vështira.

Më tej ato i kanë bërë thirrje edhe opinionit publik për të qënë më të ndjeshëm në këtë çështje.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar