Të rejat e fundit nga merkato

Të rejat e fundit nga merkato

Arsenali me sytë nga Spanja Arsenali ka vendosur dhe synimet e para për këtë merkato. Goditja e parë bëhet në Spanjë. Topçinjtë i kanë ofruar 19 milion paund “galaktikëve” për sulmuesin argjentinas. Arsen Venger ka në dispozicion 70 milion paund pët transfertat verore dhe “IL Pepita” pritet të jetë prurja e parë. Barça bëhet gati

Arsenali me sytë nga Spanja

Arsenali ka vendosur dhe synimet e para për këtë merkato. Goditja e parë bëhet në Spanjë. Topçinjtë i kanë ofruar 19 milion paund “galaktikëve” për sulmuesin argjentinas. Arsen Venger ka në dispozicion 70 milion paund pët transfertat verore dhe “IL Pepita” pritet të jetë prurja e parë.

Barça bëhet gati për  Kompanin

Barcelona  është e gatshme të ofrojë 20 milion paund për të bindur kapitenin e Mançester Sitit. Belgu është një nga prioritete e kampionëve spanjoll për këtë merkato vere.

Isko mund të jetë ardhja e parë në Madrit

Mesfushori i Malagës pritet të largohet këtë verë nga klubi dhe denstinacioni i ri  me shumë mundësi do jetë Real Madrit.

Benitez në bisedime me Napolin

De Laurentis ndodhet në Londër në diskutime për një rikthim të mundshëm të Benitezit në Seria A. Tranjeri i Çelsit , Rafael Benitez pritet të marrë në dorëzim stolin e Napolit pas largimit të Mazarit.

Bale klauzole e re në kontratë.

Totenhem ka firmosur një kontartë të re me yllin e skuadrës, Bale. Por kjo  kontrate përfshin një klauzole prej 50 milion paund në qoftë se Bale kërkon të lagohet verën e ardhshme.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar