Të përndjekurit do të kompesohen në fillim të Prillit

0

Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj, në një komunikatë për mediat ka deklaruar se nga java tjetër, do të nisin edhe pagesat për 545 të përndjekur politikë.

Në këtë kategori janë të përfshirë të gjithë ata që nuk kanë marrë asnjë këst si kompesim për vitet e kaluara në burg, gjatë kohës së periudhës të komunizmit.

Nga kjo kategori janë 180 persona të parë që janë nën moshën 85 vjecc që do të përfitojnë.

Këtë lajm Ministri e dha edhe në shoqërinë e Kryeministrit që ndodheshin në ceromoninë e rikonstruksionit të godinës së Institutit të ish të përndjekurve politikë.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here