Të pasurit kanë humbur 21 miliardë dollarë në bursa

Të pasurit kanë humbur 21 miliardë dollarë në bursa

Një qind njerëzit më të pasur në botë në bursë kanë humbur 21,3 miliardë dollarë, tregojnë rezultatet e raportit të fundit të agjencisë për klasifikimin e kredive “Standard end Purs 500”. Humbjen më të madhe javën e kaluar e ka pasur Karl Ikan, i klasifikuar si njeriu i 34-të më i pasur në botë, pasuria

Një qind njerëzit më të pasur në botë në bursë kanë humbur 21,3 miliardë dollarë, tregojnë rezultatet e raportit të fundit të agjencisë për klasifikimin e kredive “Standard end Purs 500”.

Humbjen më të madhe javën e kaluar e ka pasur Karl Ikan, i klasifikuar si njeriu i 34-të më i pasur në botë, pasuria e të cilit nga 20,4 miliardë dollarë tani është zvogëluar për 1,3 miliardë. Në bursë është “djegur” edhe njeriu më i pasur në botë Karlos Slim, i cili ka humbur 700 milionë dollarë dhe tani ka “vetëm” 73,4 miliardë dollarë.

I dyti në listë me xhep më të thellë në botë Bill Gates ka mbetur në 66 miliardë dollarë edhe përkundër humbjeve për shkak të performancave të këqia të Majkrosoftit.

Pronari i spanjolles “Zara”, Amansio Ortega edhe përkrah humbjes së madhe prej një miliardë dollarësh, gjendet në vendin e tretë të njerëzve më të pasur në planet, me pasuri prej 56,1 miliardë

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar