“Të lumshin duart” përmes objektivit të aparatit

“Të lumshin duart” përmes objektivit të aparatit

“Të lumshin duart” është ekspozita e hapur së fundmi në mjediset e galerisë së artit “Zeta” në Tiranë. Puna e artistes amerikane, Elizabeth M. Claffey e cila udhëtuoi nëpër Shqipëri vitin e kaluar, duke fotgrafuar me kamerën e saj jetën shqiptare. Në ambjentet e galerisë “Zeta” janë ekspozuar 20 prej fotove më të mira të

“Të lumshin duart” është ekspozita e hapur së fundmi në mjediset e galerisë së artit “Zeta” në Tiranë.

Puna e artistes amerikane, Elizabeth M. Claffey e cila udhëtuoi nëpër Shqipëri vitin e kaluar, duke fotgrafuar me kamerën e saj jetën shqiptare.

Në ambjentet e galerisë “Zeta” janë ekspozuar 20 prej fotove më të mira të saj, të cilat do t’i serviren publikut të kryeqytet këto ditë vere.

Claffey ka prezantuar 20 fotografi të realizuar nga veriu e deri në jug të vendit, duke e titulluar ekspozitën “Të lumshin duart”.

Por, në asnjë nga këto foto, nuk gjen asgjë që ta meritojë këtë shprehje “Të lumshin duart”.

Për artisten e re amerikane, vendet që ajo ka fiksuar në aparat janë ekzotike, ndërsa për një tjetër sy, imazhet mbartin problemet e mëdha sociale të Shqipërisë, që nga sistemi shëndetësor e deri tek dhunimi i zonave turistike.

Në fotografitë e Claffey  shfaqet kryesisht jeta gri e zonave rurale, por jo vetëm e tyre, pasi kryeqyteti i përtej shkëlqimit të qendrës, gjendet po këtu.

“Unë besoj tek rrëfimi i ngjarjeve dhe lidhja që krijohet vizualisht. Mendoj që sidomos sot, kur çdo gjë zhvillohet me hapa të shpejtë, interesi im në fotografi është të ngadalësoj hapin duke u marrë me subjektet e mia. Kështu, jo vetëm të krijoj një histori mes nesh e cila më pasuron jetën, por edhe të respektoj eksperiencën e tyre jetësore. Çdo eksperiencë multikulturore do të jetë komplekse dhe shumëdimensionale, kjo është natyrisht si një lloj dritareje në eksperiencën time shqiptare”, shprehet artistja amerikane Elizabeth M. Claffey.

Ekspozita e saj do të qëndrojë e hapur deri në datën 17 korrik në mjediset e galerisë së artit “Zeta”.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar