Të luftosh autizmin, sot dita Botërore e Ndërgjegjësimit

0

Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Dy prilli është caktuar me Rezolutën 62/139 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila është miratuar më 18 dhjetor, 2007.

Në këtë ditë personat e shëndetshëm duhet të kthejnë sytë e tyre te fëmijët që vuajnë nga autizmi, duke i kushtuar atyre më shumë vëmendje, më dashuri dashuri me më shumë mbështetje. Autizmi shkakton paaftësi në zhvillim te njerëzit. Kjo gjendje ndikon në funksionet e trurit.  Shenjat e parë kryesisht shfaqen para se fëmija të jetë tre vjeç.

World-Autism-Day

Dita ndërkombëtare për ndërgjegjësimin ndaj Autizmit e cila ka hyrë në vitin e saj të shtatë të përkujtimit, e gjen sot shoqërinë në mbarë botën më të shqetësuar rreth pasojave që ka shfaqur  ky çrregullim në jetët e individëve të prekur dhe familjeve të tyre.

Autizmi është tashmë një çështje që kapërcen kufijtë gjeografikë, ekonomikë dhe kulturor. Gjatë dekadave të fundit, ka pasur një rritje të konsiderueshme në përhapjen e Autizmit. Nё ditёt e sotme, 1 nё 88 fёmijё vlerësohet se ka autizëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prevalencë kjo e krahasueshme në rajone të tjera të globit.

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhe  Agjencitë  e  Organizatave  të  Kombeve të Bashkuara që operojnë në Shqipëri si PNUD, UNICEF dhe  OBSH  më 2 prill  të vitit të kaluar  mbështeti  dhe promovoi  një nismë shumë të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara,  që është Rezoluta mbi Autizmin.

autism-awareness

Ja disa nga rekomandimet bazë të kësaj rezolute :

– Rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe profesional mbi Autizmin;

–  Forcimi dhe rritja e ekspertizës kërkimore dhe ofrimin e shërbimit, përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar;

–  Forcimin e programeve arsimorë gjithëpërfshirës të përshtatshëm për foshnjat, fëmijët dhe të rriturit me autizëm;

–  Përfshirjen në shoqëri të individëve me autizëm përmes aktiviteteve profesionale dhe atyre të argëtimit;

–  Mbledhjen e informacioneve dhe të dhënave statistikore e kërkimore.

 

Le të mbështesim së bashku fëmijët me autizëm!

Më shumë përkrahje për këtë komunitet!

Më shumë mbështetje për fëmijët me autizëm!

Më shumë përfshirje  për ta në institucionet arsimore!

Më shumë mirëkuptim !

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here