Të lexosh me ngut, po mundeni…

                                          Epo jo gjithmonë mund të formuloni një strategji studimi afatgjatë, disa herë koha nuk premton. Afatet janë të afërta dhe provimi po vjen. Këto janë disa raste që nuk nevojitet shpërqëndrim, nuk nevojitet një çoorientim. Kush tha që s’mund t’ja dilni? Kush tha që do të zhgënjeheni? Më besoni asgjë e keqe s’do të

                                         

Epo jo gjithmonë mund të formuloni një strategji studimi afatgjatë, disa herë koha nuk premton. Afatet janë të afërta dhe provimi po vjen. Këto janë disa raste që nuk nevojitet shpërqëndrim, nuk nevojitet një çoorientim. Kush tha që s’mund t’ja dilni? Kush tha që do të zhgënjeheni? Më besoni asgjë e keqe s’do të ndodh. Nëse nuk jeni i rregullt atëherë ka gjithmonë një plan B, BËHU STRATEGJIK. Një strategji e mirë nuk dështon kurrë.

Të mësosh me ngut është art në vete, më poshtë do të gjeni një shpjegim të detajuar nga t’ja nisni.

Së pari bëni një listë me çështjet të cilat mund të jenë në test, jepni prioritet çështjeve të rëndësishme (nuk thotë kush të bëni një listë me tërë pikat e librit).

Konsideroni këto pika:

  • Çfarë është e rëndësishme?
  • Sa e përshtatshme është secila nga pikat?
  • Çfarë është mbuluar në klasë?
  • Cilat çështje janë përmendur më tepër në klasë?
  • Për çfarë ishin detyrat, projektet apo cilat tema janë diskutuar në bisedat e hapura?

Bëhu realist në përzgjedhjen e materialeve. Elemino pa mëshirë materialet e tepërta. Jepini prioritet listës bazuar në njohuritë tuaja. Pa harruar mos lexoni materiale që tashmë i dini. Koha nuk ju premton për lapsuse të tilla.

 

Plani

 Vendosni qëllimet. Çfarë keni nevojë të lexoni dhe sa kohë keni për këtë? A janë qëllimet tua realiste? Planifiko kohë për pushim dhe gjumë dhe në të njëjtën kohë planifiko kohën për studimin e çdo çështje që keni nevojë. Kjo që do ju them vërtet i kalon limitet e normalitetit , por flini gjumë, nëse dëshironi vërtet t’ju kujtohen gjërat që keni lexuar. Kërkimet tregojnë që gjumi është një element determinant përsa i përket formimit të memories.

 

Përdor shënimet

Mos e shpërnda veten me tërë atë libër të madh pa ditur ku të përqëndrohesh. Ai momenti hipnotizues me libër në dorë dhe me mendjen tuaj që fluturon nuk ekziston. Po jua ripërsëris” nuk keni kohë për gjëra të tilla”. Merrini shënimet, hidhuni një sy, përqëndrohuni në pikat konkrete. Profesorët kanë një fiksim vetiak që është pasioni për fjalët e tyre. Pse nuk e merni të mirfilltë të lexoni shënimet që pikërisht ata vetë i kanë thënë dhe t’ju kushtoni rëndësi.

Një detaj shtesë do të ishte, mos injoroni librin. Shënimet janë në rolin e tyre, por dhe libri është i nevojshëm. E di që asnjë studenti si pëlqeu kjo pjesë. Por siç theksova në fillim bëhu strategjik. Mos lexo librin nga e para në të fundit, kjo do t’ju çojë në konfuzion.

  • kërko informacion specifik,
  • vlerëso titujt dhe nëntitujt e rëndësishëm,
  • shiko përmbledhjet,
  •  pyetjet,
  • fjalët me bold,
  • konkluzionet,

 

Mos e lexo të gjithën, bëhu seleksionues.

  Përdorni detyrat paraprake.

Çfarë ju pyeti ai/ajo më parë. Përdorni një analogji ato gjëra do t’i kërkojë sërish, është shumë e natyrshme.

Merrini dhe rishqyrtoni shënimet

Hidhuni një sy shënimeve dhe merrni shënime të reja. Mos shkruani gjithçka. Përmblidhni pikat e rëndësishme, teoritë konkluzionet. Studentët mendojnë se rikopjimi i shënimeve të tyre është efektiv, por në fakt është gjëja më pavlerë që mund të bëni . Kjo ka të bëjë me përsëritjen e informacionit që tashmë e dini. Të rikopjosh shënimet është fiks si të pas një vakti që ke ngrënë dhe pasi ke çuar tryezën të ulesh përsëri për të ngrënë me pak fjalë veprim pa pikë rëndësie.

Krijo pyetje dhe përgjigjje për materialin

Kurrë mos e bëni si parim të mësoni fjalë për fjalë, mundohu të shprehesh me fjalët tua.

 

Fli

Të gjithë studentët bëjnë të kundërtën, por në fakt është e domosdoshme të flini gjumë, është diçka që s’mund ta eleminoni. Kështu do të ndiheni më të qetë dhe më të freskët. vazhdon…

/Rovena Xhili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar