Të jetosh mbi katër rrota

Erilda Sulika Historia shpresëdhënëse e një adoleshenti që jeton normalisht jetën si bashkëmoshatarët e tij edhe pse nuk mund të ecë “Të duan jetën dhe të japin maksimumin”, është mesazhi i një 17 vjeҫari invalid për bashkëmoshatarët e tij. Agustin Aramadhi nga Shkodra, i shpërngulur prej vitesh me banim në zonën e Laprakës në Tiranë,

Erilda Sulika

Historia shpresëdhënëse e një adoleshenti që jeton normalisht jetën si bashkëmoshatarët e tij edhe pse nuk mund të ecë

“Të duan jetën dhe të japin maksimumin”, është mesazhi i një 17 vjeҫari invalid për bashkëmoshatarët e tij. Agustin Aramadhi nga Shkodra, i shpërngulur prej vitesh me banim në zonën e Laprakës në Tiranë, nxënës  në gjimnazit Sinan Tafaj në Tiranë, një djalë me ambicie për të ardhmen, por që duhet të jetë i kufizuar për t’i realizuar ëndrrat e tij në mënyrën që ai dëshiron. Një i ri me një dëshirë të madhe për të jetuar të ardhmen, një indivit që nga sytë duket se kërkon më shumë në jetë, një 17 vjeҫar që në ҫdo moment të fal buzëqeshje.

Cilët janë vështirësitë më të mëdha që ti ke kaluar në jetë duke qenë se e ke të vështirë të lëvizësh lirshëm?

Përveҫ faktit se jam i paralizuar momenti më i vështirë ishte fillimi i shkollës fillore ku shikoja bashkëmoshatarët e mi që ishin ndryshe nga unë dhe me vetë shpesh thoja, pse unë duhet të jem kështu dhe të them të vërtetën nuk ishin ato që më paragjykonin, por isha unë që paragjykoja veten dhe qëndroja indiferent ndaj tyre.

Cili është personi që të shoqëron më shumë gjatë aktivitetit tënd ditor?

Në fakt të dy prindërit kanë rolin e tyre përsa i përket lëvizjes sime, mbase pak më shumë mami, pasi duke qenë se është dhe shtëpiake ka dhe më shumë kohë që të më shoqërojë në pjesën më të madhe të të ditës dhe aktiviteteve të mia.

Sa të vështirë e keni ju që të ambjentoheni me ambjentet në të cilat gjendeni?

Nuk është se kam patur problem përsa i përket këtij drejtimi pasi dhe në shkollën ku kam qenë dhe ktu ku jam aktualisht kam pranë miq që më ndihmojnë dhe që më rrinë pranë, mund të them se deri diku plotësohen nevojat e mia ose të paktën ndihem mirë aty ku jam.

Si ishte për ty fillimi dhe ndjekja  e shkollës?

Në këtë rrugë kanë qenë prindërit shtysa pasi në fillore për shkak se nuk isha mësuar të lëvizja dot vetëm nuk e kam ndjekur rregullisht shkollën, por kam dhënë vetëm provime mbi bazën e mësimeve private që merrja nga shtëpia. Më pas në klasën e pestë nisa që ta ndjek rregullisht.

A i plotëson qyteti ku jeton kushtet që të nevojiten ty gjatë aktivitetit tënd ditor, dhe sa e vështirë është për ty rruga nga shtëpia për në shkollë?

Është goxha e vështirë lëvizja ime pasi dhe duke qenë larg më duhet që të marr urbanin, më duhet që të pres pikërisht atë urban që është pa ngritje të lartë për tu futur, pastaj është dhe pjesa se në një urban ka shumë njerëz, por nuk kam zgjidhje tjetër. Pastaj një tjetër problem është dhe koha me shi, por duket se njerëzit që më rrethojnë më duan dhe për këtë dhe shokët e klasës ku jam tani më kanë bërë dhuratë një kostum mushamaje dhe duket se e kam më të lehtë dhe lëvizjen në ditët me shi, kjo falë miqve të mi që i falenderoj.

Sa i kënaqur jeni ju nga ambienti që ju rrethon, ҫ’mund të thoni për sjelljen e shokëve ndaj teje?

Në lidhje me këtë mund të them se jam i kënaqur dhe përsa i përket miqve që un kam në klasë ato janë të gatshëm të më ndihmojnë me sa të munden dhe gjithmonë me gjenden pranë, për këtë falenderoj Zotin që i kam pranë, ndërsa përsa i përket në lagje nuk është se kam shokë pasi nuk dal rri më shumë në shtëpi.

Cilët janë aktivitetet apo si e kaloni pjesën e lirë të kohës, përveҫ shkollës?

Pas shkollës un më shumë rri në internet, mësoj dhe asgjë më shumë nuk është se jam shumë tip i aktiviteteve të tjera duke qenë se jam dhe i kufizuar nga disa gjëra për shkak të gjendjes sime nuk më pëlqen shum të dal.

Sa mundësi ofron qyteti për individë me aftësi të kufizuar siҫ jeni ju? A ka një vend të posaҫëm për zhvillimin e aktiviteteve për ju?

Mund të them se deri diku ndjehem mirë me jetën këtu dhe pse më shumë më pëlqen qyteti im i origjinës Shkodra, por atje nuk është se je shum i favorizuar për shkak të kushteve. Aktivitete zhvillohen por un nuk jam pjesmarrës dhe shokët e mi që ndjekin këto aktivitete më kanë pohuar se nuk janë të shumta.

Cila është dëshira juaj më e madhe?

Kur isha i vogël kisha një dëshirë dhe ajo ishte të bëhesha mjek ose pilot, por duke qenë se janë dy profesione që duhet të kesh” këmbë”, ajo tashmë mund të quhet një ëndërr në sirtarë.

Një njeri ambicioz si ju duhet të ketë menduar dhe diҫka për të ardhmen ose më saktë pasi të mbaroni shkollën së mesme, cili është plani juaj për të ardhmen?

Dëshira ime më e madhe është që të ndjek studimet për gjuhë të huaj ose dhe për informatikë, por të shohim pasi më duket akoma pak herët. Dëshiroj që në të ardhmen të mbaroj një shkollë dhe më pas të kem një punë të mirë në një zyrë pasi duke qenë se e kam të pamundur lëvizjen kjo do ishte më e mira për mua.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar