Të hënën shqyrtohet projektligji për marrëveshjen

Të hënën shqyrtohet projektligji për marrëveshjen

  Komisioni Parlamentar për Legjislacionin do të shqyrtojë  të hënën projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kuvendi  mund ta diskutojë këtë projektligj, por nuk mund ta ndryshojë atë. Miratimi ose hedhja poshtë e marrëveshjes janë të vetmet mundësi nndërsa ratifikimi i saj duhet të bëhet me dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të

 

Komisioni Parlamentar për Legjislacionin do të shqyrtojë  të hënën projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kuvendi  mund ta diskutojë këtë projektligj, por nuk mund ta ndryshojë atë. Miratimi ose hedhja poshtë e marrëveshjes janë të vetmet mundësi nndërsa ratifikimi i saj duhet të bëhet me dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se marrëveshja e arritur në Bruksel me 19 prill mund t’i nënshtrohet një debati në Kuvend, porse nuk ka kuptim të ndryshohet.
“Në qoftë se një marrëveshje është firmosur nga dy kryeministrat, në prani edhe të baroneshës Ashton, nuk ka kuptim të ndyshohet, sepse unë besoj se nëse ndryshon qoftë edhe një fjali, duhet të fillojnë bisedimet për së dyti”, -tha Haliti.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, thotë se komisioni parlamentar ka të drejtë ligjore të ndërhyjë në projektligj, por  gjithsesi duhet treguar përgjegjësi. “Krijohet nganjëherë një bindje e gabueshme se marrëveshjet ndërkombëtare mund të amandamentohen nëpër komisione. Ne do ta shohim. Të drejtë ligjore dhe kushtetuese komisioni ka, por duhet të tregojmë përgjegjësi për shkak se këto janë procese më të mëdha sesa duken”, -tha Gjini.

Për fillimin e zbatimit të marrëveshjes paraprakisht, nga Prishtina pritet ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend  kurse nga Beogradi, priten veprime për ‘’shuarjen’’ e strukturave paralele në Kosovë.

 

 

/ Romina Qama /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar