Të flas në publik? Si t’ia bëj?

Të folurit në publik kërkon përgatitje në mënyrë që të transmetoni si duhet mesazhin që doni të jepni. Referuesit hasin problematika të ndryshme në varësi të karakterit dhe sidomos profesionalizmit që kanë. Ja disa këshilla për t’ia dalë mbanë:   1-Jo gjeste dhe lëvizje parazite e pakuptim. Braktisni lëvizjen e pareshtur të duarve dhe shfrytëzoni

Të folurit në publik kërkon përgatitje në mënyrë që të transmetoni si duhet mesazhin që doni të jepni. Referuesit hasin problematika të ndryshme në varësi të karakterit dhe sidomos profesionalizmit që kanë. Ja disa këshilla për t’ia dalë mbanë:

 

1-Jo gjeste dhe lëvizje parazite e pakuptim.

Braktisni lëvizjen e pareshtur të duarve dhe shfrytëzoni skenën apo vendin ku qëndroni duke lëvizur në të gjithë hapësirën e mundëshme, kjo është një mënyrë për të treguar që e zotëroni temën për të cilën po flisni. Ngurrimi merret si një falje për auditorin dhe frikë.

2-Tregohuni energjikë.

Gjatë kohës që flisni bëhuni karizmatikë, por jo superenergjikë deri në marrosje. Publikut i pëlqen të qeshë, të zbavitet dhe të marrë pjesë në bisedë.

3-Përgatituni.

Audienca mund të tregojë interes për ҫështje të  ndryshme prandaj përgatituni për ҫdo lloj pyetje të mundëshme. Shfrytëzoni literaturën, shënimet tuaja, emisione televizive etj. që të jeni të përgatitur si duhet.

4-Praktikohuni.

Ambjentimi me auditorin është i domosdoshëm, ju nuk duhet të ngecni por të jeni të rrjedhshëm dhe të qartë në atë që thoni.

5-Mos e teproni me shifrat.

Mundohuni që ta trajtoni temën tuaj nëpërmjet historive njerëzore, publikut nuk i pëlqejnë shumë shifrat e stërpërmendura. Bëni analiza jo shumë të zgjatura dhe mos e teproni me të dhënat, auditori lodhet dhe e humbet vëmendjen.

6-Mos tregoni shumë siguri.

Fakti që nuk llogarisni rrezikun është një rreëzik edhe më i madh. Nëse tregoheni shumë të sigurt në atë që thoni mund të bëheni të mërzitshëm sepse nuk mund të jeni të sigurt për reagimet. Aftësia e tërheqjes së vëmendjes duke respektuar edhe të tjerët, do t’ju sjellë më shumë sukses.

7-Besueshmëria.

Flisni qartë dhe mos harroni citimet, burimet e informacionit dhe mos u përpiqni t’i zmadhoni apo zvogëloni faktet në varësi të interest. Vërtetojeni atë që thoni.

8-Mos e merrni veten shumë seriozisht.

Mos kërkoni që të tregoni autoritet dhe vrazhdësi për të fituar respekt. Auditori ju respekton për vërtetësinë e asaj që thoni. Merrni në konsideratë moshën dhe profesionalizmin e të pranishmëve dhe lëreni veten në natyrshmëri.

9-Shikoni reagimet e auditorit.

Nëse keni shumë material, përmblidheni atë që të bëhet më efektiv. Mos e lodhni auditorin.

10-Mos nxitoni.

Jepini kohë vetes që të mendoni atë që thoni dhe audiencës të kuptojë. Tregohuni të gatshëm për të marrë pyetje dhe mos nxitoni në dhënien e përgjigjes duke anashkaluar kështu pjesë të rëndësishme dhe jo fort të qarta.

 

B.BELEGU

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar