Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Të fiksuar pas “Candy Crush Saga”

Të fiksuar pas “Candy Crush Saga”

0 Komentet 🕔27.12.2013 - 22:41

Candy Crush Saga, loja e cila njihet ndryshe edhe si bashkimi i tre të përbashkëtave, është aplikacioni më i zbritur nga iPhone, iPad, të gjithë smartphonët dhe tabletat gjatë vitit 2013.

Si është e mundur që miliona përdorues të këtyrë aparateve teknologjikë të tërhiqen aq shumë nga disa ngjyra dhe forma të lojës? Mjafton të udhëtosh me një linjë treni në qytet e mbipopulluara si Tokio, Londër, apo New York dhe nuk do të shikoni njerëz duke lexuar një libër, gazetë apo duke para jasht xhamit të dritares bukuritë e natyrës. Tashmë kemi diçka të re, njerëzit ulin kokën te telefoni apo tablet e tyre dhe përqëndrohen të Candy Crush Saga. Qëllimi i tyre është të bashkojnë sa më shumë të përbashkëta, të thyejnë akullin dhe të kalojnë në nivelin tjetër të lojës.

Loja gjithashtu është shumë popullore edhe në Facebook. Përdoruesit nga kjo faqe sociale kërkojnë dhe japin ndihmë për miqtë e tyre.

Candy Crush Saga sipas informacioneve të marra nga Appdata fiton 1 milion dollar në ditë. Kjo një shifër që ndoshta i ka habitur të gjithë duke patur parasysh se është edhe një aplikacion falas për tu zbritur. Të gjitha këto para vijnë nga blerja e funksioneve shtesë për të kaluar nivelet e vështira. Kto blerja bëhet nga njërëzit e varur nga loja, të cilët janë relativisht të shumtë.

Ato që blihen më shumë janë “jetët” duke ndihmuar lojtarët të kalojnë nivelet. Kjo ka pasur një sërë kritikash por kompani prodhuese e lojës “King” shprehet se nivelet kalohen edhe pa blerë jetë, por janë njerëzit ata që duan ta kalojnë pa vështirësi dhe pa u munduar.

Përkushtimi i disa njerëzve ndaj lojës bën që ata të ndryshojnë edhe orën e celularit në mënyrë që oferta të zgjasë sa më shumë. Janë të pakët ata që e hapin lojën vetëm për pak minuta dhe pastaj mund të merren me diçka tjetër.

Disa të tjerë thonë që loja është e mirë për të hequr stresin. Pas një studimi të gjatë apo një pune të lodhshme shumë njerëz e shohin si diçka çlodhëse lojën. Këta janë njerëzit që nuk janë të varur pas lojës.

Candy Crush Saga ka kaluar gjithë parashikimet. Ajo pati një zhvillim shumë të shpejtë dhe në një kohë shumë të shkurtër u bë loja më e shkarkuar nga të gjithë përdoruesit e smartphone-ve dhe tabletave. Mënyra e ndërtimit të lojës ka tërhequr shumë përdorues. Të varurit nga loja mund të fillojnë që në mëngjes me komjuterin të shtëpia, gjatë rrugës për në punë dhe mjaft prej tyre edhe gjatë orarit të punës.

Për të kuptuar se sa të varur janë njerëzit nga loja le të shohim disa të dhëna nga një publikim i një studimi në faqen zyrtare të BBC. Fillimisht do të paraqesim ecurinë e lojës që pas daljes së saj dhe deri muajit dhjetor. Një periudhë kohorë afërsisht 1 vit e gjysëm.

  • Prill 2012: Candy Crush hidhet si lojë në Facebook
  • Nëntor 2012: i gatshëm për pajisjet iOS
  • Dhjetor 2012: Futet  në pajisjet Android
  • Shkurt 2013 : Loja më popullore në Facebook
  • Nëntor 2013 : Arrin 500 milionë shkarkime në mbarë botën
  • Dhjetor 2013 : Zgjerohet pothuajse në gjithë botën

Nga studimi mbi disa përdorues të lojës doli se:

  • 67 % thonë se loja ka pasur një ndikim në jetën e tyre
  • 32 % e lojtarëve injorojnë miqtë dhe familjen e tyre në facebook
  • 30 % thonë se janë të varur nga loja
  • 25 % e lojtarëve kanë shpenzuar të holla për Candy Crush
  • 20 % pranojnë se luajnë “shpesh” Candy Crush

Njerëzit janë fiksua kaq shumë pas kësaj loje, ku ka nga ato që kur mbyllin sytë për të vjetur, shohin figura dhe ngjyra të lojës.

 

/Ejup Lila/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr