Task-forca e sistemit energjetik, bashkëpunim kundër vjedhjes së energjisë

Vetëm pak ditë më parë qeveria miratoi me propozim të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, vendimin për ngritjen e një task-force për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Kjo task-forcë do të bashkërendojë punën me strukturat e CEZ Shpërndarjes dhe institucionet e tjera

Vetëm pak ditë më parë qeveria miratoi me propozim të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, vendimin për ngritjen e një task-force për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Kjo task-forcë do të bashkërendojë punën me strukturat e CEZ Shpërndarjes dhe institucionet e tjera shtetërore për identifikimin dhe zbatimin e masave, në funksion të përmirësimit të nivelit të arkëtimeve të detyrimeve të energjisë elektrike.

Gjithashtu në bashkëpunim me strukturat e CEZ Shpërndarje, do të përcaktohen zonat e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilat kërkojnë ndërhyrje emergjente për zbatimin e masave teknike. Task-forca do të mbështesë veprimet e shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a në zbatimin e programit të vet për uljen e humbjeve të energjisë elektrike dhe rritjen e arkëtimeve.

Rekomandimi për marrjen e masave nëpërmjet ngritjes së një task-force të tillë është dhënë dhe nga Banka Botërore në misionin e saj të fundit në Shqipëri.

Kjo task-forcë është vendosur të funksionojë deri në fund të vitit 2014.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar