Ndërtimi i gazsjellësit TAP pritet të jetë një mundësi zhvillimi për ekonominë tonë. Për koordinimin e zbatimin e projektit është ngritur Komiteti Ndërministror dhe pritet që për një vit, Shqipëria të ketë masterplanin e saj për gazin. TAP do ti mundësojë Shqipërisë burime energjie dhe do të shërbejë si një rubinet frunizimi për pjesën perendimore
Ndërtimi i gazsjellësit TAP pritet të jetë një mundësi zhvillimi për ekonominë tonë. Për koordinimin e zbatimin e projektit është ngritur Komiteti Ndërministror dhe pritet që për një vit, Shqipëria të ketë masterplanin e saj për gazin. TAP do ti mundësojë Shqipërisë burime energjie dhe do të shërbejë si një rubinet frunizimi për pjesën perendimore e veriore të Europës.
Në ndërtimin e pjesës shqiptare pritet të angazhohen sipërmarrje vendase, e në pikun e punimeve të punësohen mijëra shqiptarë.
E ardhmja e gazit në Shqipëri është shumë e rëndësishme, mbi të gjitha për të diversifikuar burimet e saj. Shqipëria konsiderohet një vend që ka potenciale hidrike, por fatkeqësisht, këto potenciale kanë qenë dhe vulnerabilitet për sigurimin e furnizimit me energji të Shqipërisë.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *