TAP, mbledh ministrat e jashtëm të 6 vendeve

TAP, mbledh ministrat e jashtëm të 6 vendeve

Dy javë para vendimit final të konscoriumit të Shah Deniz, ku pritet të vendoset për projektin, i cili do të transportojë gazin azer drejt Europës. Ministrat e Jashtëm të vendeve ku kalojnë projektet e gazësjellësve Transadriatik dhe Jonian u takuan dje në Dubrovink (Kroaci). Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Jashtme

Dy javë para vendimit final të konscoriumit të Shah Deniz, ku pritet të vendoset për projektin, i cili do të transportojë gazin azer drejt Europës. Ministrat e Jashtëm të vendeve ku kalojnë projektet e gazësjellësve Transadriatik dhe Jonian u takuan dje në Dubrovink (Kroaci).

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Greqisë, Italisë, ministri i Jashtëm i Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Një ftesë e veçantë në takim ka qenë e rezervuar për Turqinë, Azerbajxhanin dhe Komisionin Europian si aktorë të rëndësishëm

Ministrat e gjashtë vendeve kanë shprehur se ku takim erdhi për të treguar angazhimin politik dhe mbështetjen e plotë për projektin Transadriatik.

Në një deklaratë të përbashkët të ministrave thuhet se TAP është planifikuar të transportojë gazin e Azerbajxhanit nga Greqia për në Itali nëpërmjet Shqipërisë, si pjesë integrale e korridorit jugor të gazit dhe sipas nesh është alternative më e favorshme nga ana tregtare

HYN NË LOJË IZRAELI

Zëvendëspresidnetja e Këshillit të Rregullatorëve të Energjisë së Europës, Valeria Tremini pas takimit të mbajtur  me kreun e Ministrisë së Energjisë dhe Ujit në Izrael deklaron se Bashkimi Europian po e shikon Gazësjellsin Transadriatik si një alternativë të mirë për të përfituar nga rezervat e gazit në Izrael.

Mundësia e transportit përmes TAP do t’i kursente para Izraelit për të mos ndërtuar një linjë të re, që vlerësohet se do t’i kushtonte 7-10 miliardë dollarë, ndërkohë që lidhja me TAP do i kushtonte vetëm 2- 3 miliardë dollarë është shprehur Tremini. Tani pritet vetëm vendimi i Izraelit pro eksportit, vendim që pritet të merret në javët e ardhshme.

PROJEKTI

Aksionerët e Gazësjellësit Transadriatik janë zviceriani Axpo me 42.5%, norvegjezi Statoil me 42.5% dhe gjermania E.ON Ruhrgas me 15%. TAP është parashikuar të jetë 870 km i gjatë ku 550km kalojnë në Greqi, 210 km në Shqipëri, 15 km nëpër detin Adriatik dhe 5 km në Itali.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar