TAP, firmoset memorandumi Shqipëri-Kroaci-Mali i Zi-BiH

TAP, firmoset memorandumi Shqipëri-Kroaci-Mali i Zi-BiH

Gazsjellësi Trans-Adriatik është një projekt strategjik që karakterizon bashkëpunimin e 4 vendeve ballkanike, ku përfituesit indirekt janë  Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Në ceremoninë e firmosjes nga Ministrat e Jashtëm, merrnin pjesë kryeministri Berisha dhe 9 ambasadorë, përfshirë ambasadorin amerikan, atë të  Komisionit Europian dhe  të  Azerbajxhanit, vendit nga ku do të vijë gazi.  Kryeministri Berisha tha

Gazsjellësi Trans-Adriatik është një projekt strategjik që karakterizon bashkëpunimin e 4 vendeve ballkanike, ku përfituesit indirekt janë  Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Në ceremoninë e firmosjes nga Ministrat e Jashtëm, merrnin pjesë kryeministri Berisha dhe 9 ambasadorë, përfshirë ambasadorin amerikan, atë të  Komisionit Europian dhe  të  Azerbajxhanit, vendit nga ku do të vijë gazi.  Kryeministri Berisha tha se “Gazsjellësi Trans-Adriatik është projekti me kosto më të ulët, duke marrë përparësi ndaj rivalit Nabuko”.

TAP-i është  një projekt me rëndësi jetike për zhvillimin e mëtejshëm të tregut energjitik rajonal dhe europian. Ndërkaq, Shqipëria ka firmosur një memorandum me Italinë dhe Greqinë,  dy vende këto nga ku kalon gazsjellësi Trans-Adriatik. Ky memorandum ishte një nga kërkesat e konsorciumit “Shah Deniz 2”, i cili ka në pronësi fushat gazmbajtëse në Azerbajxhan, është ky konsorcium që do të marrë vendimin se në cilin projekt do të shpenzojë 2 miliard dollarë për ta çuar gazin nga Deti Kaspik në Europën Perëndimore.

Projekti TAP është projektuar që të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë dhe Shqipërisë  nëpër detin Adriatik në jug të Italisë dhe më tej në Evropën Perëndimore. Kapaciteti fillestar i Tubacionit të TAP-it do të jetë 10 miliardë metra kub në vit.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar