Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Taksimi progresiv, në zbatim nga  1 janari 2014

Taksimi progresiv, në zbatim nga 1 janari 2014

0 Komentet 🕔30.12.2013 - 13:20

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë në bazë të taksës progresive duke filluar nga 1 Janari i këtij viti.

Paketa e re fiskale e cila u miratua në parlament parashikon rritje të taksës duke i bërë shqiptarët të paguajnë më shumë taksa gjatë 2014-ës. Efekti i parë i këtij sistemi fiskal është mbi pagat, pasi ata që paguhen më shumë do ti paguajnë më shumë taksë shtetit.

Sipas projektligjit një qytetar që merr një rrogë deri në 30 mijë lekë të deklaruar nuk do të përfshihet në taksë. Ata që marrin mbi këtë shumë do të paguajnë 13 % të shumës së rrogës, ndërsa ata punonjës që paguhen mbi 130 mijë lekë do të tatohen rreth 23 % të rrogës që marrin.

Gjithashtu pritet të ketë edhe rritje e taksës së qarkullimit e cila  sjell rritje të naftës dhe benzinës me rreth 12 lekë për litër. Ky vendim pritet të reflektohet në të gjitha pikat e karburanteve që prej 1 Janarit e natyrisht edhe në transportin publik. Shqiptarët do të paguajnë më shumë edhe për shtëpitë e tyre, pasi në bazë të ligjit shtëpitë e ndërtuara para 1993 nga 15 lekë që paguanin për metër katror tashmë do të paguajnë 30 lekë.

\Muzafere Dema\

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr