Taksat e reja, Buxhuku: Do të rritet evazioni fiskal

Biznesi për ti shpëtuar për një kohë rritjes së taksave,  ka importuar sasi të shumta malli ende pa hyrë në fuqi ligji. Sipas kreut të Konfindustrisë zotit Gjergj Buxhuku ky ligj do të rrisë evazionion fiskal duke dëmtuar më shumë shtetit. Ai deklaroi se gjatë muajve në vijim shteti do të hasë vështirësi në mbledhjen

Biznesi për ti shpëtuar për një kohë rritjes së taksave,  ka importuar sasi të shumta malli ende pa hyrë në fuqi ligji.

Sipas kreut të Konfindustrisë zotit Gjergj Buxhuku ky ligj do të rrisë evazionion fiskal duke dëmtuar më shumë shtetit. Ai deklaroi se gjatë muajve në vijim shteti do të hasë vështirësi në mbledhjen e të ardhurave. “kjo situatë e rritjes së taksave do të rëndojë si faturë në kurriz të qytetarëve të ndershëm” tha Buxhuku.

Konfindustria ka kundërshtuar paketën fiskale pasi  rritja e taksave dhe tatimeve për kategoritë e biznesit, që punojnë në kushtet e konkurrencës së lirë do të ishte me  pasoja të rënda për zhvillimin afatgjatë të ekonomisë kombëtare.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar