Taksat e reja, biznesi kundër ndryshimit

0

Rritja e tatimfitimit nga 10 për qind në 15 për qind ka nxitur në reagime nga ana e biznesit. Presidenti i BiznesAlbania, Luan Begasi ka shprehur qëndrimin kundër këtij ndryshimi. Ai mbështet idenë e tij në kundërshtinë mes mungesës së formalizimit në ekonomi dhe ekzistencën e një sërë koncesionesh abuzive.

Biznesi kërkon ndërhyrje në një sërë koncensionesh siç është ai i ngjyrosjes së karburanteve si dhe pullat fiskale nga të cilat shteti humbet shumë para duke ja lënë koncensionarit. “Përmirësimi i administrimit të sistemit të taksave dhe të tatimeve, që për ne mund të ketë rezerva më shumë sesa e ardhura që mendohet të krijohet në buxhet nga rritja e taksave, zhbërja e koncesioneve dhe secila në mënyrë indirekte kanë rritur kostot dhe ne jemi gati që këto kosto edhe mund të qëndrojnë në skemë këtë vit, por jo t’i marrin koncesionarët lekët që ne paguajmë, por t’i marrë buxheti i shtetit”, tha Bregasi.

Ai vuri theksin në luftën me korrupsionit si një element determinant në zhvillimin e ekonomisë. Sipas Begasit kjo luftë do të rriste të ardhurat në buxhet në ritme të shpejta.

/Rovena Xhili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here