Taksat e larta, Shqipëria në vendin e 146-të

Shqipëria është renditur në vendin e 146-të në botë nga 189 shtete, përsa i përket nivelit të taksave. Sipas raportit “Pagesa e Taksave 2014”, i hartuar nga Banka Botërore dhe IFC-ja, barra e taksave mbi biznesin në Shqipëri është cilësuar e lartë në krahasim me ekonomitë fqinje si Maqedonia, Bosnja dhe Kosova, të cilat kanë

Shqipëria është renditur në vendin e 146-të në botë nga 189 shtete, përsa i përket nivelit të taksave. Sipas raportit “Pagesa e Taksave 2014”, i hartuar nga Banka Botërore dhe IFC-ja, barra e taksave mbi biznesin në Shqipëri është cilësuar e lartë në krahasim me ekonomitë fqinje si Maqedonia, Bosnja dhe Kosova, të cilat kanë një taksë për biznesin 10%, përveç Malit të Zi që e ka edhe më të ulët, 9%.

Në raport thuhet se kalimi i vendit tonë në tatimin progresiv mbi bizneset dhe individët, në Janar të këtij viti ka rritur normën mesatare të taksimit. Ndërkohë vende si Kroacia dhe Turqia, i kanë normat më të larta në rajon, në 20%.

Raporti i Bankës Botërore, ka përllogaritur se norma e përgjithshme e taksimit në Shqipëri është 31.7% të fitimit, duke qenë shumë më e lartë se në Kroaci, Maqedoni, Malin e Zi, Kosovë, Bosnje, por më e ulët se në Serbi.

Gjithashtu në raport flitet për reformat e përbashkëta të ndërmarra nga 11 shtete, në përmirësimin apo futjen e sistemit elektronik të pagesës së taksave, si dhe eleminimin e nevojës për 74 pagesa taksash të ndryshme.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar