Sot takimi i 20-të Thaçi-Daçiç

0

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, do të zhvillojnë sot një takim me kryediplomaten e BE-së, Catherine Ashton, me synim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në përputhje me standardet  evropiane.

Mësohet se ky do të jetë edhe takimi i fundit për këtë vit, por që cilësohet si një nga më të rëndësishmit, sidomos për Serbinë. Mbarëvajtja e këtij takimi varet nga vendimi që do të marrë Këshilli i Evropës, rreth datës së fillimit të negociatave për asociimin e saj në Bashkimin Europian.

Temë kryesore dhe më e rëndësishmja e këtij takimi do të jetë gjyqësori, çështja e fundit e pazgjidhur, siç cilësohet në Bruksel, “për zbatimin e marrëveshjes mbi normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd”, e arritur para tetë muajsh në Bruksel midis dy kryeministrave, raporton “Koha Ditore”.

Takimi i zhvilluar të enjten e shkuar midis Thaçit e Daçiçit në Bruksel u harmonizuan pikëpamjet rreth policisë, por mbeti çështja e gjyqësorit.

Nga ana tjetër Prishtina është e vendosur që selia e gjykatës të jetë në pjesën jugore të Mitrovicës me degët në komunat në pjesën veriore. Ndërsa Beogradi kërkon që selia të jetë në veri dhe e veçantë nga gjykata në jug.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here