Takimi Rama-Vuçiç, shtyhet më 10 nëntor, Vuçiç telefonatë Ramës nën presionin e ndërkombëtarëve

Takimi mes Kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç është shtyrë në datën 10 nëntor. Kjo datë është vendosur pas një bisede telefonike midis dy kryeministrave. Mësohet se telefonata ka zgjatur rreth 30 minuta nga ora 16:00 deri më 16:30. Burime nga Top Channel bëjnë me dije shtyrja e këtij takimi është kërkuar

Takimi mes Kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç është shtyrë në datën 10 nëntor. Kjo datë është vendosur pas një bisede telefonike midis dy kryeministrave. Mësohet se telefonata ka zgjatur rreth 30 minuta nga ora 16:00 deri më 16:30.

Burime nga Top Channel bëjnë me dije shtyrja e këtij takimi është kërkuar nga kryeministri serb përmes ndërmjetësimit ndërkombëtar, kuptohet të jetë Berlini duke ditur se më herët ka qenë Kancelarja gjemane Angela Merkel që ka telefonuar kryeministrin e serb.

Në njoftimin zyrtar të kryeministrisë bëhet me dije se të dy homologët kanë rënë dakort se incidentet që shoqëruan ndeshjen ishin të padëshiruara. Sipas këtij njoftimi ende mbeten të paqarta mosmarrëveshjet për atë që ndodhi, por ata ranë dakord që nuk duhet dhe nuk do ta humbin mundësinë për tu takuar e për të punuar sëbashku në funksion të stabilitetit rajonal si dhe një mundësi për të hapur marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Në fund të njoftimit nënvizohet dakordësia e dy kryeministrave që takimi i planifikuar mes tyre të mbahet më 10 nëntor. Me këtë tefonatë Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç iu dorëzua “pasionit të brendëshm” që në Serbi njihen si hiliganizëm dhe nacionalizëm. Në fakt ishte ky i fundit që përmes deklaratave të tioj i dha zë zyrtarëve të tjerë serbë. Kjo telefonatë vjen nga presioni ndërkombëta pas thirrjeve nga Uashingtoni e shtete të rëndësishme europiane të cilët i diktuan për të telefonuar homologun shqiptar.

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar